Mërgata shqiptare në Oslo të Norvegjisë në mbështetje të çlirimtarëve

13 shtator 2026 | 14:47

Edhe në Oslo të Norvegjisë ka filluar numërimi së prapthi deri më 16 shtator, kur pritet të jepet verdikti për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, të cilët po mbahen në Hagë.

Në këtë aktivitet ka marrë pjesë edhe përfaqësuesi i platformës “Liria ka emër”, Ismail Tasholli.

Tasholli është shprehur mirënjohës për mbështetjen e mërgatës shqiptare ndaj ish-krerëve të UÇK-së, duke thënë se në vende të ndryshme po përcillet mesazhi se Kosova pret drejtësi dhe kthimin e çlirimtarëve në atdhe.

“Zëri i shqiptarëve po jehon kudo. Kosova po pret drejtësi dhe kthimin e çlirimtarëve në atdhe”, është shprehur Tasholli.

“Ora e pritjes” në Oslo është organizuar nga përfaqësues politikë, veprimtarë, aktivistë dhe pjesëtarë të mërgatës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) do të mbajë sot (e…