Sekretari i LDK-së flet në prag të Kuvendit: Kemi vetëm një pikë të rendit të ditës, vendos vota e fshehtë
30 korrik 2026
| 17:17
Sekretari i LDK-së, Ilir Ferati, ka folur për media në prag të mbajtjes së Kuvendit të Jashtëzakonshëm të LDK-së.
I pyetur për epilogun e mundshëm të Kuvendit, Ferati ka thënë se për këtë duhet pritur edhe pak, pasi mbledhja pritet të nisë nga ora 18:00.
“Ka pak kohë deri kur Kuvendi të konstatojë me votë të fshehtë”, ka thënë Ferati.
Ai ka theksuar se Kuvendi është thirrur në kohën më të shpejtë të mundshme.
“Kuvendi ka një pikë të rendit të ditës”, ka shtuar Ferati, duke bërë të ditur se gjatë mbledhjes do të lejohet edhe debat.



