Franca pas verdiktit të Hagës: Vendimi mund të apelohet, mbështetja për pavarësinë e Kosovës e palëkundur

16 shtator 2026 | 20:41

Pas aktgjykimit dënues të Dhomave të Specializuara ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, Franca ka përsërit mbështetjen e saj për Dhomat e Specializuara të Kosovës dhe mbështetjen e saj të palëkundur për pavarësinë e Kosovës dhe institucionet e saj.

Reagimi i plotë:

Franca merr shënim vendimin e marrë nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në çështjen “Thaçi dhe të tjerët”. Ky vendim, i cili mund të apelohet, shënon përfundimin e gjykimeve të shkallës së parë pranë Dhomave, me përjashtim të rasteve që kanë të bëjnë me vepra penale kundër administrimit të drejtësisë.

Franca përsërit mbështetjen e saj për Dhomat e Specializuara të Kosovës dhe riafirmon përkushtimin e saj në luftën kundër pandëshkueshmërisë. Ajo gjithashtu riafirmon mbështetjen e saj të palëkundur për pavarësinë e Kosovës dhe institucionet e saj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetari i Aleancës, Besnik Tahiri, ka reaguar pas vendimit të…