Babai i Bellinghamit zhvillon takim me Real Madridin, klubi e shpall lojtarin “të paprekshëm”
31 korrik 2026
| 16:39
E ardhmja e Jude Bellinghamit është bërë objekt diskutimi te Real Madridi, pasi babai i mesfushorit anglez ka zhvilluar një takim me drejtuesit e klubit për të biseduar rreth situatës së tij.
Sipas raportimeve të Pepe Alvarezit, takimi është zhvilluar pas disa mosmarrëveshjeve sportive, ndërsa e ardhmja e Bellinghamit është diskutuar edhe në nivel të brendshëm nga drejtuesit madrilenë.
Megjithatë, Real Madridi ka qenë i qartë në qëndrimin e tij, duke bërë të ditur se Jude Bellingham nuk është në shitje në asnjë rrethanë.
Klubi e konsideron anglezin një nga shtyllat kryesore të projektit për vitet e ardhshme dhe nuk ka ndërmend të shqyrtojë asnjë ofertë për të.



