Nafta shkon në 214 lekë për litër në Shqipëri, Braçe: Të rikthehet Bordi i Transparencës

31 korrik 2026 | 16:32

Deputeti socialist, Erion Braçe, ka kërkuar rikthimin e Bordit të Transparencës pas rritjes së fundit të çmimit të naftës në Shqipëri, i cili ka arritur në 214 lekë për litër.

Në një reagim në rrjetet sociale, Braçe ka thënë se rritja e çmimit është e qëllimshme dhe ka paralajmëruar se sezoni turistik mund të pësojë një goditje të madhe, duke i kthyer destinacionet turistike në vende qëndrimi dhe jo në vende të vizitueshme.

“Nafta kërceu sot në 214-216 lekë për litër. E zakonshmja kjo. Nafta tjetër, ajo e mira që nuk ta djeg makinën, nis me 218 dhe arrin në 230 lekë për litër.

Tregtarët e rritën çmimin në nisje të fundjavës, kur ndodh gjithashtu fluksi më i madh i pushuesve të korrikut që kthehen dhe fluksi edhe më i madh i pushuesve të gushtit që shkojnë në destinacionet turistike.

E qëllimshme? Ja, bën muuuuuuuu! E njëjta gjë edhe sot në Itali, nga mjeshtri i kartelit të naftës kopjon vazhdimisht.

Një javë e pak më parë kërkova kthimin në punë të Bordit – paralajmërova këtë që po ndodh sot. E dija që këta që nuk fituan me lopatë gjatë kohës së Bordit, do të bënin çmos të fitonin me kovën e skrepit tani, në pikë të sezonit!

Duhet Bordi që këta të mos i japin një goditje fatale sezonit në kulm të tij, duke shtrenjtuar e thuajse kufizuar lëvizshmërinë nëpër destinacionet e këtij vendi”, ka shkruar Braçe.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Paris Guri, ka…