Man City i vendos çmimin Rodrit, Real Madridi në ndjekje të mesfushorit spanjoll
Manchester City nuk ka ndërmend të heqë dorë lehtë nga Rodri, pavarësisht interesimit të Real Madridit për mesfushorin spanjoll.
Sipas raportimit të Sky Sports Deutschland, kampioni anglez i ka vendosur çmimin prej 75 milionë eurosh fituesit të “Topit të Artë”, duke qëndruar i palëkundur në vlerësimin e tij për lojtarin.
Në anën tjetër, raportimet bëjnë të ditur se edhe vetë Rodri është i interesuar për një transferim te Real Madridi, çka mund t’u japë shtysë negociatave mes dy klubeve gjatë javëve të ardhshme.
Klubi madrilen vazhdon të kërkojë përforcime në mesfushë dhe e sheh Rodrin si një nga objektivat kryesorë për sezonin e ri. Megjithatë, Manchester City nuk dëshiron ta humbasë një prej lojtarëve më të rëndësishëm të skuadrës, përveç nëse arrin një ofertë prej 75 milionë eurosh.
Nëse transferimi realizohet, kalimi i Rodrit në “Santiago Bernabéu” do të ishte një nga marrëveshjet më të bujshme të merkatos së verës 2026.



