Rekord historik në aviacion, mbi 153 mijë fluturime në një ditë të vetme

31 korrik 2026 | 13:56

23 korriku ka hyrë në histori si dita më e ngarkuar për aviacionin komercial, pasi numri i fluturimeve të realizuara në mbarë botën arriti një rekord të ri. Sipas të dhënave të platformës së monitorimit të fluturimeve Flightradar24, gjatë kësaj dite u regjistruan gjithsej 153 mijë e 359 fluturime komerciale, shifra më e lartë e regjistruar ndonjëherë brenda 24 orëve.

Ekspertët e lidhin këtë rekord me kulmin e sezonit të pushimeve verore në hemisferën veriore, kur miliona njerëz udhëtojnë drejt destinacioneve turistike.

Për të përballuar kërkesën e madhe, kompanitë ajrore kanë shtuar numrin e fluturimeve në shumë prej linjave ndërkombëtare. Rritja e trafikut ajror ka sjellë gjithashtu ngarkesë më të madhe për aeroportet kryesore në botë, të cilat gjatë muajve të verës përballen me numër rekord pasagjerësh dhe lëvizjesh ajrore. Ky rekord tregon rimëkëmbjen dhe zgjerimin e vazhdueshëm të industrisë së aviacionit pas viteve të vështira të shkaktuara nga pandemia, ndërsa kërkesa për udhëtime vazhdon të rritet.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prokuroria dhe Policia e Kosovës kanë zbuluar një rast të…