49-vjeçari humb jetën në një plazh të Shqipërisë

02 gusht 2026 | 22:39

Një 49-vjeçar ka humbur jetën pasditen e së dielës në plazhin e Pishporos, në Fier.

Viktima është identifikuar si D. D, nga Patosi. Sipas raportimeve, ai dyshohet se ka pësuar arrest kardiak derisa ndodhej në kontakt me ujin.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë ekipet e ambulancës dhe shërbimet e Policisë.

49-vjeçari është transportuar me shenja jete drejt Spitalit Rajonal të Fierit, por pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, ka ndërruar jetë pak kohë më vonë.

Rrethanat e plota të ngjarjes pritet të sqarohen nga autoritetet.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me krenari të veçantë mora lajmin se Fitore Malaj, vajza…