Këta janë fituesit e Festivalit Mbarëkombëtar “Pushka e parë e Lirisë”
Për dy ditë radhazi në Podujevë është organizuar Festivali Mbarëkombëtar “Pushka e Parë e Lirisë” – Edicioni III.
Përmes këngës, valles dhe veshjeve tradicionale, secili ansambël solli para publikut vlerat më të bukura të trashëgimisë sonë kombëtare, duke dëshmuar se kultura shqiptare mbetet ura më e fortë që na bashkon.
Më këtë rast janë ndarë edhe çmimet për fituesit e këtij festivali.
Njoftimi i plotë:
Respekt dhe mirënjohje për të gjitha ansamblet nga të gjitha trevat shqiptare, të cilat me pjesëmarrjen e tyre në Festivalin Mbarëkombëtar “Pushka e Parë e Lirisë” – Edicioni III i dhanë shkëlqim kësaj ngjarjeje të veçantë kulturore.
Përmes këngës, valles dhe veshjeve tradicionale, secili ansambël solli para publikut vlerat më të bukura të trashëgimisë sonë kombëtare, duke dëshmuar se kultura shqiptare mbetet ura më e fortë që na bashkon.
Urime të përzemërta fituesve:
Vendi i Parë – AKV “Deçani”. Ju urojmë suksese të mëtejshme dhe shumë arritje në ruajtjen e promovimin e folklorit shqiptar.
Po ashtu, urime edhe fituesve të: Vendit të Dytë dhe Vendit të Tretë, si dhe një falënderim i veçantë për të gjitha grupet pjesëmarrëse që e bënë këtë festival një festë të vërtetë të kulturës sonë.
Faleminderit artistëve, organizatorëve, jurisë, sponsorëve dhe publikut të mrekullueshëm që e mbështetën këtë manifestim. U takofshim në edicionet e ardhshme, me edhe më shumë pjesëmarrës, miq dhe vlera kombëtare!



