MBI 100.000 SHIKIME TË VIDEOS SË SHKURTËR 1 MINUTË E 1 SEKONDË TË NUSRET PLLANËS
Mbi 100.000 herë është dëgjuar dhe është parë videoja e shkurtër, vetëm 1 minutë e 1 sekondë, me Folësin historik e Legjendar të Radios “Kosova e Lirë”, Nusret Pllana!
Kjo tregon se zëri i Tij, informacionet dhe të dhënat historike që i ofron, vazhdon të zgjojë interesim, nderim, respekt, kujtesë dhe emocione edhe pas shumë vitesh!
Zëri i Tij për mijëra e miliona shqiptarë, mbetet i lidhur me një periudhë vendimtare të historisë së lavdishme të Kosovës, kur transmetimet e Radios “Kosova e Lirë” përcillnin informacione dhe shpresë në kohë të luftës së armatosur të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!
Një minutë e 1 sekondë mund të jetë e shkurtër në kohë, por kur përmban të dhëna të shumta historike dhe kur ato thuhen nga një zë që shumë njerëz e lidhin me atë periudhë, shihet qartë se ajo fiton peshë e rëndësi të veçantë!
Urime folsit historik e Legjendar të “Radios Kosova e Lirë” Nusret Pllanës dhe emisionit OXYGEN të Shou Menit të famshëm shqiptar Besim Dina, për këtë jehonë të madhe publike!
Zëri i tij mbetet pjesë e kujtesës së një epoke lavdimadhe që populli dhe Kombi shqiptar
nuk do ta harrojnë kurrë!
Prishtinë, 2 Gusht 2026!
https://youtube.com/shorts/p6GpDiLRLtY?si=KmZnmyG1zp5FNmY7




