Ukraina sulmon Rusinë
Përballë sulmeve të vazhdueshme nga Moska në territorin e saj, Ukraina ka shumëfishuar sulmet në vendet civile në Rusi dhe në territoret e pushtuara.
Dy persona u vranë në rajonin e Saratovit në jugperëndim të Rusisë pas një sulmi me dron ukrainas.
Mediat shkruajnë se dje 10 persona u vranë në Kiev dhe rrethinat e tij në një sulm të ri me raketa balistike ruse.
“Si rezultat i sulmit nga dronët armik, dy persona u vranë. I shpreh ngushëllimet e mia familjes dhe të afërmve. Ata do të marrin të gjithë ndihmën e nevojshme”, tha sot në Telegram guvernatori Roman Busargin.
Përballë sulmeve të vazhdueshme nga Moska në territorin e saj, Ukraina ka shumëfishuar sulmet në vendet civile në Rusi dhe në territoret e pushtuara. Kjo duke synuar kryesisht rafineritë, objektet e magazinimit të karburantit, objektet e magazinimit të gjigantit të tregtisë elektronike Wildberries dhe anijet tregtare në javët e fundit.



