Aksidenti në Mrasor në rrugën Gjakovë-Klinë, 7 persona lëndohen

03 gusht 2026 | 21:39

Vlera Krasniqi, zëdhënëse në policinë rajonale të Gjakovës, ka njoftuar se reth orës 18:30 është pranuar informata për një aksident trafiku në rrugën magjistrale Gjakovë–Klinë, në fshatin Mrasor. Sipas Krasniqit, në aksident janë përfshirë dy automjete.

“Deri më tani janë raportuar shtatë persona të lënduar, të cilët kanë marrë trajtim mjekësor”, tha ajo.

Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor është duke e trajtuar rastin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komuna e Prishtinës ka njoftuar se nga data 4 gusht…