Nga nesër ndryshon regjimi i qarkullimit në rrugën “Tirana” në Prishtinë

03 gusht 2026 | 21:33

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se nga data 4 gusht ndryshon regjimi i qarkullimit në rrugën “Tirana”, në lagjen Lakërishtë. Sipas njoftimit, nga rruga “Dritan Hoxha” drejt rrethrrotullimit të Lakërishtës do të jetë një kah i lëvizjes, ndërsa nga rrethrrotullimi i Lakërishtës drejt rrugës “Dritan Hoxha” do të jenë dy shirita të lëvizjes.

Komuna e Prishtinës i ka bashkëngjitur njoftimit edhe një video, në të cilën paraqitet organizimi i ri i qarkullimit dhe drejtimet e lëvizjes në këtë segment.

Komuna ka bërë thirrje që qytetarët ta respektojnë sinjalizimin e ri, për një qarkullim sa më të sigurt dhe të rregullt.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, u ka dërguar të hënën…