Vdes nga infarkti bashkëshorti i deputetes së PD-së
03 gusht 2026
| 12:26
Ka vdekur në moshë të re Ladi Ndoja, bashkëshorti i deputetes së Partisë Demokratike, Elda Hoti.
Lajmin për vdekjen e tij e kanë bërë të ditur familjarët, të cilët njoftuan se 46-vjeçari ka vdekur si pasojë e një arresti kardiak.
Ndërkaq, Elda Hoti i ka dhënë lamtumirën partnerit të saj të jetës me fjalë që shprehin dhimbjen për humbjen e tij.
“U prehsh në paqe, i miri i zemrës sime! Ladi im, shpirti im. Do na mungosh gjithë jetën”, ka shkruar deputetja në “Facebook”.



