RTK-ja largon Blerim Haxhiajn nga pozita e u.d. të kryeredaktorit, vendin ia zë Venera Xhoxhaj-Adili
04 gusht 2026
| 16:18
Blerim Haxhiaj nuk do të vazhdojë më në pozitën e ushtruesit të detyrës së kryeredaktorit të kanaleve televizive në gjuhën shqipe të Radio Televizionit të Kosovës (RTK).
31 korriku ka qenë dita e fundit e punës së tij në këtë pozitë, ndërsa vendin e tij do ta zërë Venera Xhoxhaj-Adili.
Lajmi është bërë me dije përmes në një e-maili të parë nga “Express”-i, në të cilin ushtruesi i detyrës së drejtorit të përgjithshëm të RTK-së, Rilind Gërvalla, ka njoftuar për ndryshimin në udhëheqjen e redaksisë.
“Duke filluar nga sot, 4.08.2026, ftohen të gjithë kolegët që të bashkëpunojnë ngushtë me znj. Xhoxhaj-Adili”, thuhet në e-mailin e Gërvallës.




