Edita Tahiri: Kosova duhet shpejt ta gjejë rrugën kushtetuese për korrigjimin e vendimit të Gjykatës Speciale
23 shtator 2026
| 19:36
Ish-zëvendëskryeministrja dhe ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri, ka reaguar lidhur me situatën aktuale politike dhe institucionale në vend.
“Kosova, me gjysmë kryeministër, me gjysmë presidente, me Kuvend të pakonstituuar dhe me barrën e madhe të padrejtësisë ndaj liderëve të UÇK-së, duhet shpejt ta gjejë rrugën e duhur kushtetuese, në mënyrë që me prioritet t’i qaset korrigjimit të vendimit të padrejtë të Gjykatës Speciale. Ky është momenti të tregojmë aftësinë e shtetit në shërbim të interesave prioritare”, ka shkruar Tahiri në ‘Facebook’.



