Skandal: Faqja e Kuvendit harron një yll të flamurit të Kosovës
Kuvendi i Kosovës siç duket ia ka harruar një yll flamurit të Kosovës në një ftesë për mirëpritje të bashkëatdhetarëve në këtë institucion.
Fotografinë e ka publikuar zëdhënësi i Aleancës, Kushtrim Xhemaili, duke thënë se sikurse më herët, pratia në pushtet po e përdhos stemën e shtetësinë e Kosovës përmes “amortizimit zyrtar”, shkruan Insajderi.
“Ky skandal me stemën dhe hartën e Kosovës në faqen zyrtare të Kuvendit është fytyra e vërtetë e këtij pushteti.Në krye të institucioneve sot janë pikërisht ata që kurrë nuk e pranuan flamurin, stemën e as shtetësinë e Kosovës. Atëherë i përbuznin, ndërsa sot, pa asnjë fije turpi, i përdhosin përmes amatorizmit zyrtar.
Megjithatë, kjo “mosdije” e tyre zhduket menjëherë kur vjen puna te benefitet. Për të marrë pagat e majme, veturat luksoze, mëditjet dhe pushtetin që ua sjellin këto institucione, shteti i Kosovës u duket shumë i mirë“, ka thënë ndër të tjera ai.
“Kjo është fytyra e kësaj qeverie“, ka përmbyllur shkrimin ai.



