Albana Bytyqi regjistrohet për herë të tretë si deputete, falënderon qytetarët për besimin

05 gusht 2026 | 12:06

Deputetja Albana Bytyqi ka njoftuar se sot ka përfunduar për herë të tretë regjistrimin si deputete e Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ajo ka shprehur mirënjohjen për qytetarët që ia besuan votën, si në Kosovë ashtu edhe në mërgatë.

“Faleminderit nga zemra të gjithë qytetarëve që më besuan votën, në Kosovë dhe në mërgatë. Ky besim është përgjegjësi dhe obligim për të punuar me përkushtim në shërbim të vendit. Faleminderit për besimin!”, ka shkruar Bytyqi.

Ajo theksoi se besimi i marrë nga qytetarët përbën një përgjegjësi të madhe dhe u zotua se do të vazhdojë të punojë me përkushtim në shërbim të Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e zgjedhur e LDK-së, Janina Ymeri, ka bërë me…