Ymeri: Qeveria për refuzim të projekteve amerikane bazohet blanko te tregtia e mafisë energjetike
Deputetja e zgjedhur e LDK-së, Janina Ymeri, ka bërë me dije se Ministria e Ekonomisë nuk i është përgjigjur kërkesës së saj për të sqaruar mbi çfarë baze mbështetet qëndrimi i qeverisë lidhur me projektin e gazit amerikan.
Sipas Ymerit, kërkesa është dorëzuar më 10 korrik 2026 me synimin për të siguruar transparencë dhe llogaridhënie ndaj qytetarëve.
Ymeri ka shkruar në “Facebook” se qeveria LV-së për refuzim/shtyerje të projekteve amerikane bazohet blanko te tregtia e mafisë energjetike.
“Ministria e Ekonomisë nuk pat përgjigje se ku bazohet në qëndrimin e qeverisë për gazin amerikan. Natyrisht, sipas meje qeveria LV për refuzim/shtyerje të projekteve amerikane bazohet blanko te tregtia e mafisë energjetike. Megjithatë kërkesën e bëra me 10 korrik 2026 për elektoratin, për transparencë e llogaridhënie”, ka shkruar Ymeri.



