Trump: Pas sulmeve të Ukrainës, Rusia ka humbur kontrollin mbi industrinë e naftës
22 shtator 2026
| 00:40
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar se lufta në Ukrainë ka goditur rëndë industrinë ruse të naftës dhe karburanteve.
Sipas Trumpit, sulmet e Ukrainës ndaj rafinerive ruse kanë shkaktuar dëme të mëdha, duke bërë që një pjesë e tyre të mbetet përkohësisht jashtë funksionit.
“Një numër i madh i rafinerive të tyre të naftës janë hedhur në erë dhe të paktën përkohësisht, janë jashtë funksionit”, ka shkruar Trump në platformën e tij, Truth Social.
Ai ka thënë se Rusia ka “humbur kontrollin” mbi industrinë e saj të naftës, ndërsa luftën në Ukrainë e ka përshkruar si “absurde dhe të pafundme”.
Trump ka bërë thirrje që lufta të përfundojë.



