Kusari-Lila mirëpret 15 inspektorë të rinj: Synojmë t’i rrisim në 100 deri në fund të vitit 2026

05 gusht 2026 | 15:05

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Mimoza Kusari-Lila, ka mirëpritur 15 inspektorë të rinj të transferuar nga niveli lokal në kuadër të zbatimit të Ligjit për Inspektoratin Qendror të Mbikëqyrjes së Tregut.

Ajo e ka cilësuar këtë si një hap të rëndësishëm në forcimin e kapaciteteve të mbikëqyrjes së tregut dhe në zbatimin e reformave në këtë sektor.

Sipas Kusari-Lilës, me transferimin e inspektorëve të rinj, numri i përgjithshëm i inspektorëve në Inspektoratin Qendror të Mbikëqyrjes së Tregut ka arritur në 39.

“Me këtë transferim, numri i përgjithshëm i inspektorëve të IQMT-së arrin në 39, përkatësisht 24 inspektorë aktualë dhe 15 inspektorë të rinj. Deri në fund të vitit 2026 synojmë që ky numër të rritet në 100 inspektorë, duke dyfishuar kapacitetet tona mbikëqyrëse në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës”, ka deklaruar ministrja Kusari-Lila.

Ajo ka theksuar se rritja e numrit të inspektorëve do të ndikojë në mbrojtjen e konsumatorëve, garantimin e sigurisë së produkteve dhe zbatimin më efikas të legjislacionit në treg. Sipas saj, zgjerimi i kapaciteteve do të kontribuojë në krijimin e një tregu më të drejtë, më të sigurt dhe më të besueshëm për qytetarët e Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ndue Mehmeti B.I nga Gjakova shpall të pavlefshme numrin unik…