Lushaku-Sadriu: Kërkesa jonë është që posti i presidentit t’i takojë LDK-së

05 gusht 2026 | 14:24

Deputetja e zgjedhur e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Jehona Lushaku-Sadriu, ka deklaruar se kërkesa e kësaj partie në bisedimet për formimin e institucioneve është që posti i presidentit t’i takojë LDK-së.

Duke folur para mediave, një ditë para seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, Lushaku-Sadriu tha se kjo është kërkesë e qartë e partisë së saj.

“Kërkesa jonë është që presidenti t’i takojë LDK-së”, ka deklaruar ajo.

E pyetur nëse pritet të ketë një takim të ri mes kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, dhe liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, Lushaku-Sadriu tha se nuk ka informacione për një takim të tillë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prokuroria Themelore e Prishtinës ka njoftuar se është arrestuar i…