Ronaldo viziton Almerian, klubin ku është bashkëpronar

05 gusht 2026 | 10:52

Cristiano Ronaldo ka vizituar Almerian pas ndeshjes miqësore ndaj Al Nassr, duke u shfaqur me fanellën e sezonit 2026/27 të klubit spanjoll.

Ylli portugez zotëron 25 për qind të aksioneve të Almerias, pasi investoi në klub gjatë muajit shkurt, duke u bërë një nga bashkëpronarët e skuadrës spanjolle.

Me rastin e investimit, Ronaldo kishte deklaruar se prej kohësh kishte ambicie të kontribuonte në futboll edhe jashtë fushës së lojës.

“Almeria është një klub spanjoll me themele të forta dhe potencial të madh për rritje. Mezi pres të jem pjesë e këtij projekti të ri”, ishte shprehur legjenda portugeze.

Vizita e tij shihet si një tjetër dëshmi e angazhimit afatgjatë ndaj projektit të Almerias, ku synon të ndihmojë në zhvillimin dhe suksesin e klubit në vitet e ardhshme.

May be an image of soccer and text that says '0 SMCO'May be an image of soccer and text that says 'RONALDO ONE OF US'

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këshilli Drejtues i Odës së Farmacistëve të Kosovës mbajti sot…