Samsung Galaxy Z Fold8 i ri po fiton besimin e konsumatorëve europianë

05 gusht 2026 | 14:51

Porositë paraprake për serinë Galaxy Z në Europë janë rritur me më shumë se 20% krahasuar me vitin e kaluar. Galaxy Z Flip8, Galaxy Z Fold8 dhe Galaxy Z Fold8 Ultra kanë tejkaluar gjeneratën e mëparshme për nga numri i porosive paraprake. Galaxy Z Fold8 i ri përbën pothuajse 40% të të gjitha porosive paraprake, falë formatit të tij të ri. Objektivi i porosive paraprake për serinë e re Galaxy Z në Europë u arrit në vetëm 11 ditë. Shitja zyrtare e serisë së re Galaxy Z nis më 7 gusht 2026.

Samsung Electronics njoftoi se porositë paraprake për serinë e re Galaxy Z në Europë kanë tejkaluar tashmë objektivat e planifikuara, përpara fillimit zyrtar të shitjes më 7 gusht 2026.

Gjenerata e re e pajisjeve të palosshme Galaxy Z, e cila përfshin modelet Galaxy Z Fold8 Ultra dhe Galaxy Z Flip8, si dhe Galaxy Z Fold8 me dizajn tërësisht të ri, ka regjistruar mbi 20% më shumë porosi paraprake gjatë 11 ditëve të para pas prezantimit më 22 korrik 2026, krahasuar me modelet e vitit të kaluar Galaxy Z Fold7 dhe Galaxy Z Flip7 në mbarë Europën. Galaxy Z Fold8 është veçuar si modeli më i kërkuar, duke përbërë pothuajse 40% të të gjitha porosive paraprake në Europë falë formatit të tij të ri.

“Jemi jashtëzakonisht të kënaqur me reagimin që ka marrë seria e re Galaxy Z në të gjithë Europën,” tha Menno Van Den Berg, President i Zyrës Europiane të Telekomunikacionit në Samsung Electronics. “Fakti që kemi tejkaluar rezultatet e porosive paraprake të gjeneratës së mëparshme të pajisjeve të palosshme konfirmon kërkesën e fortë dhe në rritje të konsumatorëve për inovacion në segmentin e telefonave inteligjentë të palosshëm. Na gëzon veçanërisht që Galaxy Z Fold8 me dizajnin e tij të ri ka fituar besimin e përdoruesve edhe përpara se të dalë zyrtarisht në shitje.”

Galaxy Z Fold8 Ultra

Galaxy Z Fold8 Ultra vendos një standard të ri në familjen Galaxy për sa i përket performancës, aftësive dhe inovacionit. Ky model kombinon specifikimet më të avancuara me dizajnin më të sofistikuar të një telefoni të palosshëm që Samsung ka prezantuar deri më sot. Ekrani i madh kryesor ofron hapësirë të bollshme për kryerjen e shumë detyrave njëkohësisht, ndërsa sistemi i avancuar i kamerës dhe bateria me jetëgjatësi të lartë u mundësojnë përdoruesve të krijojnë përmbajtje gjatë gjithë ditës.

Galaxy Z Fold8

Galaxy Z Fold8 është krijuar për përdoruesit që kërkojnë një pajisje të palosshme që ndihet natyrshëm në momentet kur kurioziteti shndërrohet në eksplorim më të thellë. Formati i ri mundëson kalim të lehtë nga ndërveprimet e shpejta në ekranin e jashtëm te shikimi i rehatshëm i përmbajtjes, leximi dhe lojërat në ekranin e madh të brendshëm. Raportet intuitive të ekraneve dhe performanca afatgjatë i ndihmojnë përdoruesit të përfitojnë sa më shumë nga përmbajtja, historitë dhe idetë që kanë rëndësi për ta.

Galaxy Z Flip8

Galaxy Z Flip8 është krijuar për përdoruesit që dëshirojnë një telefon që përshtatet me stilin e tyre dinamik të jetesës. I projektuar për ndërveprime të shpejta, shprehje personale dhe përvoja të fuqizuara nga inteligjenca artificiale, Flip8 sjell mundësitë e Galaxy AI më pranë përditshmërisë falë ekranit të jashtëm të ridizajnuar FlexWindow dhe formatit karakteristik të palosshëm Flip.

Porositë paraprake për serinë e re Galaxy Z janë të disponueshme në faqen e Samsung deri në orën 23:59 të datës 6 gusht 2026, ndërsa shitja zyrtare fillon në orën 00:00 të datës 7 gusht 2026.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, pas intervistimit në Prokurorinë Speciale…