Si mjegullaja rreth analizave të qumështit dëmton prodhuesin vendor?!
Përpunimi institucional dhe komunikimi publik i të dhënave mbi sigurinë ushqimore kërkojnë standarde të larta preciziteti. Çdo paqartësi në deklaratat zyrtare krijon asimetri informacioni në treg, me pasoja të drejtpërdrejta për ekonominë vendore. Rasti i fundit i menaxhimit të rezultateve të analizave të qumështit ilustron qartë se si mungesa e specifikimit teknik mund të dëmtojë prodhimin vendor dhe të cenojë konkurrencën e lirë.
Më pak se 24 orë pas publikimit të të dhënave zyrtare, operatorët e tregut—veçanërisht importuesit—e shfrytëzuan këtë paqartësi për fushata agresive marketingu. Publikimi i rezultateve të përgjithshme, pa specifikuar produktet, brandet apo përbërjen e saktë të lotit të analizuar, krijoi një terren të favorshëm për spekulime.
Deklaratat e përgjithshme pa të dhëna konkrete nuk i shërbejnë konsumatorit. Në vend që të izolohen “shkelësit” e standardeve, krijohet një ombrellë mosbesimi mbi të gjithë sektorin, duke penalizuar kështu edhe prodhuesit vendorë që i përmbahen strikt normativave.
Mungesa e precizitetit zyrtar u shndërrua në një aset marketingu për disa importues. Përdorimi i menjëhershëm i slloganeve të tilla si “100% pa vaj palme” në rrjetet sociale e zhvendosi vëmendjen nga kontrolli real i cilësisë te krijimi i avantazheve artificiale në treg.
Prodhuesit vendorë vriten dy herë: së pari nga dëmi i imazhit që pëson i gjithë sektori, dhe së dyti nga pamundësia për t’iu përgjigjur me të njëjtin buxhet fushatave me shtrirje të gjerë digjitale të importuesve.
Fare mirë shihet, efekti që tani.
Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural z. Armend Muja, me ose padashje e demtojë prodhuesin vendor dhe e luhati besimin ndaj produkteve vendore.




