Zemaj: Marrëveshja duhet të përmbajë partneritet, jo nënshtrim

05 gusht 2026 | 14:51

Deputeti i zgjedhur i LDK-së, Armend Zemaj, ka deklaruar se partia do të presë prezantimin e detajeve nga kryetari Lumir Abdixhiku për takimin e zhvilluar me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, para se të marrë një qëndrim për hapat e mëtejshëm.

“Ta shohim tash çka ka për të paraqitur zoti Abdixhiku nga takimi i djeshëm me zotin Kurti dhe do të shohim bashkë me kolegët deputetë se cila do të jetë e ardhmja”, ka thënë Zemaj.

Duke folur për mundësinë e një marrëveshjeje ndërmjet LDK-së dhe Lëvizjes Vetëvendosje, Zemaj ka kritikuar qasjen e Kurtit, duke thënë se ajo nuk ka ndryshuar prej muajsh.

Sipas tij, një marrëveshje duhet të bazohet në partneritet dhe jo në nënshtrim të njërës palë ndaj tjetrës.

“Një marrëveshje duhet të përmbajë partneritet dhe jo nënshtrim. Nëse dikush e pëlqen pozitën e vet para interesave të LDK-së, mendoj se është e gabuar”, ka deklaruar Zemaj.

Ai ka theksuar se çdo marrëveshje e mundshme duhet të garantojë stabilitet institucional, bashkëpunim të sinqertë dhe respektim të realitetit demokratik.

“Duhet të ketë marrëveshje që krijojnë stabilitet institucional, që kanë partneritet të sinqertë dhe që nuk janë vetëm sa për sy e faqe apo për të përmbushur interesat e individëve”, ka thënë Zemaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Porositë paraprake për serinë Galaxy Z në Europë janë rritur…