Zyrtare: Mohamed Salah transferohet te Trabzonspori
05 gusht 2026
| 14:34
Superylli egjiptian i futbollit, Mohamed Salah, do të vazhdojë karrierën te klubi turk Trabzonspor.
Pas largimit nga Liverpooli, Salah kishte disa oferta, por vendosi për transferimin te Trabzonspori, i cili i ka ofruar një kontratë të majme.
Egjiptiani tashmë është nisur drejt Turqisë, ndërsa janë publikuar edhe pamjet e para të tij me fanellën e klubit të ri.
“Trabzon, a je gati? Ju dëgjoj!”, ka thënë Salah në mesazhin e tij të parë për tifozët e Trabzonsporit.
Sipas raportimeve, Salah do të përfitojë rreth 17 milionë euro në vit, ndërsa kontrata e tij do të jetë dyvjeçare.



