Hamza kritikon ndërprerjen e seancës nga Dehari: Papërgjegjësi dhe abuzim me pozitën e kryesuesit

06 gusht 2026 | 11:53

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, e ka cilësuar si “të papërgjegjshme” ndërprerjen e seancës konstituive të Kuvendit nga kryesuesi Avni Dehari, pas kërkesës së liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

Hamza ka thënë se kjo situatë tregon, sipas tij, “mosseriozitet” dhe ka akuzuar Deharin për abuzim me pozitën e kryesuesit të seancës.

“Kjo është shenjë e mosseriozitetit. Po shihet që vazhdojmë me sjellje të papërgjegjshme. Thirret seanca thuajse në ditën e fundit për konstituim dhe në fund dalin, mbajnë fjalime politike, abuzojnë edhe me pozitën e kryesuesit dhe, në vend që të propozojnë emër, ata e shtyjnë dhe nuk konstituohet Kuvendi. Kosova vazhdon me vakum institucional, kjo dëmton vendin”, ka deklaruar Hamza.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Është ndërprerë seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës, pasi Lëvizja…