‘Juventusi është klub i madh dhe dua të qëndroj këtu’, Zhegrova i qartë për të ardhmen

06 gusht 2026 | 11:03

Edon Zhegrova nuk ka në plan të largohet nga Juventusi, pavarësisht spekulimeve për të ardhmen e tij gjatë kësaj vere.

Futbollisti kosovar e kaloi një sezon të vështirë në Torino, fillimisht duke u rikuperuar nga një lëndim, ndërsa më pas u përball me mungesë të formës dhe minutave në dispozicion.

Megjithatë, Zhegrova la gjurmë në ndeshjen miqësore ndaj Chelseat, ku realizoi një gol spektakolar dhe u shpall “Lojtari i Ndeshjes”.

Pas përfundimit të takimit, 27-vjeçari foli edhe për të ardhmen e tij, duke theksuar se dëshiron të vazhdojë te klubi italian.

“Jam shumë i kënaqur pas këtij goli dhe për të gjithë skuadrën. Ne po punojmë mirë dhe trajneri gjithmonë dëshiron që futbollistët të përmirësohen. Edhe unë punoj çdo ditë për t’u përmirësuar dhe shpresojmë që këtë vit gjërat të shkojnë më mirë se sezonin e kaluar dhe t’i fitojmë ndeshjet e ardhshme. Vuajta shumë sezonin e kaluar për shkak të një problemi fizik, por gjithmonë besoj te vetja. Jam i kënaqur me veten dhe me Juventusin, që është një klub i madh dhe ku dua të qëndroj”, ka deklaruar Zhegrova për “Sky Sport”.

Ndërkohë, trajneri i Juventusit, Luciano Spalletti, e ka përgëzuar Zhegrovën për golin, por ka theksuar se paraqitja e tij duhet të shoqërohet me më shumë angazhim dhe kontribut për ekipin, në mënyrë që të fitojë një vend të rregullt në formacion.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dronët ukrainas kanë goditur gjatë natës një rafineri ruse të…