Këta dyshohet të jenë tre mërgimtarët që vdiqën në aksidentin në Gjermani, mes tyre një 16-vjeçar

06 gusht 2026 | 23:28

Janë bërë të ditur identitetet e tre shtetasve nga Kosova që humbën jetën tragjikisht në një aksident trafiku në Gjermani, teksa po ktheheshin nga Kosova drejt vendit ku jetonin.

Lajmi është bërë i ditur nga një bashkëvendës i viktimave përmes një njoftimi në Facebook.

Klani raporton se viktimat janë Tahir Aliu (61 vjeç), djali i tij Gentian Aliu (34 vjeç) dhe Laurent Aliu (16 vjeç), nga Komogllava e Ferizajt.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
E premte (07.08.2026) Moti do të jetë kryesisht me diell…