Gjini ia kthen letrën Kurtit: Jam thellësisht i bindur se rruga juaj është e dëmshme për Kosovën

07 gusht 2026 | 17:19

Kryetari i LV-së, Albin Kurti, i ka dërguar letër kreut të Aleancës, Ardian Gjini, për takim rreth formimit të institucioneve.

Në këtë letër, të cilën e ka parë “Klankosova.tv”, Kurti i ka thënë Gjinit se dëshiron të takohet me të për të premten në orën 16:00 në Zyrën e Kryeministrit, por shton se “në mbrëmje mund të vij unë në Gjakovë”.

Duke e arsyetuar kërkesën për takim, deputeti Kurti ndër të tjera ka thënë se “pluralizmi politik në demokraci është konkurrencë me bashkëpunim”.

E Gjini, në letrën që ia ka kthyer Kurtit, e ka refuzuar ftesën për takim, duke i thënë se tashmë dihen qëndrimet e Aleancës dhe të tijat.

“Jam i bindur se ju i dini ato, prandaj nuk shoh asnjë nevojë që të takohemi për këtë çështje”.

“Edhe pse pajtohem se demokracia kërkon bashkëpunim, jam thellësisht i bindur se rruga që ju po e ndiqni është e gabuar dhe e dëmshme për Kosovën. Shpresoj që këtë ta kuptoni edhe vetë”, është thënënë përgjigjen e Gjinit.

Kreu i Aleancës në fund i ka th Kurtit se “këtë mesazh po e kuptoj si tendencë për të radhitur ftesa për takim dhe për ta konsumuar hapësirën për fajësim për mosbashkëpunim”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetët e rinj të Kuvendit të Kosovës kanë vetëm edhe…