Kurti: Për vazhdimin e seancës konstituive vendos Avni Dehari

07 gusht 2026 | 16:20

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje (LV), Albin Kurti, ka deklaruar se për vazhdimin e seancës konstituive të Kuvendit vendos kryesuesi i saj, Avni Dehari.

Kurti ka thënë se nuk është takuar me Deharin dhe as nuk planifikon të takohet me të, pasi, sipas tij, ka shumë angazhime si kryeministër në detyrë.

“Seanca konstituive e Kuvendit ka nisur dje. Kur vazhdon, vendos kryesuesi i seancës. Unë nuk jam takuar sot me kryesuesin e seancës dhe nuk e kam ndërmend të takohem me kryesuesin e seancës, sepse kam shumë punë si kryeministër në detyrë. Ju e dini, përveç që duhet të vij në bisedime me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhikun, e duhet të shkruaj letra me kryetarin e PDK-së, Bedri Hamzën, sepse ai refuzon të takohet me mua, kam shumë punë me të gjithë ministrat dhe me projektet që vazhdojnë”, ka deklaruar Kurti.

Ai ka shtuar se qeveria vazhdon punën e saj pavarësisht zhvillimeve politike dhe se nuk merret me çështjet procedurale që i takojnë kryesuesit të seancës.

“Sepse shteti dhe qeveria nuk do t’ia dijë që ti ke takime e letra zyrtare me krerët e opozitës, e aq më pak mund të merrem me çështje juridike, procedurale që i përkasin kryesuesit të seancës. Pra, pa dyshim që në këto orë të pasdites do ta kuptoni nëse do të thirret vazhdimi i seancës dhe kur”, ka thënë Kurti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka deklaruar se ende nuk…