S’ka kuorum, dështon mbledhja e KGjK-së

07 gusht 2026 | 09:58

Në mungesë të kuorumit, ka dështuar të mbahet mbledhja e Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGjK).

Në rend të ditës ishte paraparë shqyrtimi i kërkesës së ushtrueses së detyrës së presidentes së Republikës së Kosovës, si dhe njoftimeve të gjyqtarëve dhe stafit administrativ nga komuniteti serb për tërheqjen e dorëheqjeve.

Mbledhja nuk u mbajt për shkak të mungesës së numrit të nevojshëm të anëtarëve për vendimmarrje.

Kryesusi i KGjK-së Rrustem Thaqi, tha se disa prej anëtarëve kanë informuar për arsyet e mungesës së tyre e disa jo.

Ai pati kritika për mungesën e tyre.

“Më kanë informuar se 4 prej tyre nuk do të marrin pjesë në takim… Asnjë nga anëtarët nuk kanë paraqitur kërkesë për pushim. Nuk mund të lejohet sjellja e tillë. Si pasojë e mungesës se kourumit ky takim nuk mund të mbahet”, tha ai.

Kjo pikë kishte shkaktuar përplasje edhe në mbledhjen e fundit të KGjK-së, e cila ishte ndërprerë pas debatit mes anëtarëve lidhur me shqyrtimin e kërkesës për tërheqjen e dorëheqjeve të gjyqtarëve dhe stafit nga komuniteti serb në veri të vendit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një grup senatorësh amerikanë, republikanë dhe demokratë, kanë kërkuar nga…