Hoxhaj: Sot, ditë e rëndë për Kosovën
08 gusht 2026
| 15:33
Përmes konferencës për media, deputeti nga Partia Demokratike e Kosovës, Enver Hoxhaj ka komentuar tensionet e sotme në Kuvend.
Hoxhaj ka deklaruar se, Kosova nga sot nuk mund të konsiderohet më demokraci dhe se në vend është cenuar rendi kushtetues.
“Kosova prej sot nuk është më demokraci. Në këtë vend nuk ka më Kushtetutë, as rend kushtetues, zotëri Kurti i ka shfuqizuar, i ka suspenduar të gjitha institucionet demokratike të këtij vendi”, ka deklaruar Hoxhaj.
“Ditë e rëndë për Kosovën. Përmes një seance të turpit, Albin Kurti e shtyu vendin drejt anarkisë.”, ka thënë Hoxhaj.
“Sot sikurse e patë e kishim një seancë të turpit”, tha ai.
Ai mes tjerash deklaroi se sot iu vu dryni demokracisë.



