Pas skadimit të afatit kushtetues, Hamza nuk përjashton protestat

08 gusht 2026 | 09:34

Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, është deklaruar pas skadimit të afatit kushtetues për konstituimin e Kuvendit.

Hamza ka thënë se PDK-ja do të përdorë të gjitha mjetet e lejuara demokratike për të reaguar ndaj situatës së krijuar, duke mos përjashtuar as mundësinë e protestave.

“Do të përdoren të gjitha mjetet e lejuara demokratike, që i bie se nuk përjashtohet as protesta”, tha Hamza.

Ai tha se nuk ka seriozitet nga kreu i VV-së Albin Kurti dhe se, nëse vendi shkon në zgjedhje, përgjegjësinë e mban Vetëvendosje.

“S’ka seriozitet nga Kurti. Janë për të blerë kohë dhe për t’ia faturuar fajin dikujt tjetër pse po shkojmë në zgjedhje. Nëse vendi shkon në zgjedhje, adresa është Albin Kurti dhe Vetëvendosje”, tha Hamza.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Administrata e Trump-it nxiti këtë javë optimizëm se Shtetet e…