Pritje deri në 40 minuta në kufi, kjo është pika me e ngarkuar kufitare
08 gusht 2026
| 09:21
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka përditësuar të dhënat për gjendjen në pikat e kalimit kufitar të Kosovës.
Sipas të dhënave të fundit, pritjet më të gjata janë regjistruar në Dheu i Bardhë, ku për dalje nga Kosova qytetarët po presin deri në 40 minuta, ndërsa kolona e automjeteve ka arritur në rreth 500 metra, raporton IndeksOnline.
Pritje ka edhe në Jarinje, deri në 20–30 minuta, me kolonë rreth 400 metra, ndërsa në Merdarë pritjet për dalje janë 10–15 minuta dhe kolona rreth 300 metra.
Në pikat e tjera kufitare, pritjet janë kryesisht nga 1 deri në 5 minuta dhe pa kolona të raportuara. Të dhënat janë përditësuar më 8 gusht 2026, në orën 08:09.



