Shqipëria vë nën kontroll zjarret në Krujë

09 gusht 2026 | 15:27

Autoritetet në Shqipëri kanë vënë nën kontroll zjarret në Krujë dhe situata atje është stabilizuar.

Në shuarjen e vatrave të zjarrit, Shqipëria përdori edhe helikopterë. Edhe në pjesë të tjera të vendit, zjarrfikësit shqiptarë po përballen me flakët.

Shkencëtarët kanë thënë se ngrohja globale po zgjat periudhat e thatësirës dhe po bën që fenomenet ekstreme të motit të jenë më të ashpra dhe më të shpeshta. /REL

Ju lutem prisni

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, ka reaguar…