72-vjeçari bie në bunar në Shtime, policia e nxjerr të gjallë

10 gusht 2026 | 23:25

Një 72-vjeçar është shpëtuar nga policia pasi kishte rënë aksidentalisht në një bunar në fshatin Muzeqinë të Shtimes, derisa po ujiste kopshtin në oborrin e tij.

Sipas Policisë, një zyrtar policor është futur rreth 10 metra në bunar dhe e ka siguruar personin me litar, ndërsa dy policë të tjerë e kanë nxjerrë atë të gjallë.

I moshuari është dërguar fillimisht në QKMF-në e Shtimes dhe më pas në Qendrën Emergjente në Ferizaj për trajtim të mëtejmë.

Për rastin është njoftuar edhe prokurori i shtetit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Reuters/ Për këdo në Europë që ende mendonte se ndryshimet…