Dy persona hyjnë në banesë dhe dhunojnë 23-vjeçaren në Shkodër

10 gusht 2026 | 08:40

Një 23-vjeçare është dhunuar fizikisht brenda banesës së saj në Shkodër, mbrëmjen e së dielës, 9 gusht.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:20, në lagjen “Xhabije”, ku dy persona të paidentifikuar dyshohet se kanë hyrë në banesën e 23-vjeçares me iniciale O.N. dhe e kanë dhunuar fizikisht.

Pas dhunës, e reja është dërguar në Spitalin Rajonal të Shkodrës, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Ndërkohë, Policia ka nisur hetimet dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e dy autorëve. Grupi hetimor po vijon veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motivit të ngjarjes.

Sipas të dhënave të raportuara deri më tani, autorët mbeten ende të paidentifikuar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Edicioni i nëntë i Konferencës së Ambasadorëve të Republikës së…