“Në mbrojtje të UÇK-së”, nisin protestat nëpër Kosovë

25 shtator 2026 | 16:59

Protestat e thirrura nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së kanë nisur në disa qytete të Kosovës, në shenjë kundërshtimi ndaj vendimit të Speciales e cila dënoi me 81 vjet burg ish-krerët e UÇK-së.

Qytetarë janë mbledhur në Podujevë, Ferizaj, Suharekë, Malishevë, Deçan, Gjilan, Mitrovicë, Vushtrri, Istog dhe Rahovec.

Tubimet do të vazhdojnë edhe në Kaçanik e Drenas, kurse në Prizren protesta është paralajmëruar për në orën 19:00.

Në Prishtinë, një e tillë do të mbahet në sheshin “Skënderbeu”, ku qytetarët janë mbledhur tash e nëntë ditë. OVL UÇK, dega në kryeqytet pritet t’i bashkohet kësaj proteste me fillim nga ora 21:00.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se ish-presidenti amerikan…