Mblidhet Këshilli Drejtues i PDK-së, në fokus aktgjykimi i Hagës për liderët e UÇK-së
25 shtator 2026
| 16:51
Ka filluar mbledhja e Këshillit Drejtues të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), ku pritet të miratohet një deklaratë në kundërshtim me aktgjykimin e Gjykatës Speciale në Hagë ndaj drejtuesve të UÇK-së.
Në këtë mbledhje do të diskutohet edhe për zhvillimet pas aktgjykimit të kësaj gjykate.
Kjo është mbledhja e parë e Këshillit Drejtues të PDK-së pas aktgjykimit në Hagë.
Pas mbledhjes, kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, do të mbajë konferencë për medie.



