Të hënën në orën 11:00 mblidhet Kuvendi, diskutohet vendimi i Hagës

25 shtator 2026 | 16:52

Të hënën, deputetët e Kuvendit do të mblidhen në një seancë plenare, të thirrur nga kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu.

Në rendin e ditës, përveç betimit të deputetëve, do të jetë edhe miratimi i deklaratës lidhur me aktgjykimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës.

Në këtë seancë do të bëhet edhe zgjedhja e nënkryetarit të Kuvendit nga radhët e PDK-së.

Ftesat për seancën tashmë u janë dërguar deputetëve.

Seanca do të fillojë në orën 11:00.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Ka filluar mbledhja e Këshillit Drejtues të Partisë Demokratike të…