Çlirim Haziri nis iniciativën: Ta veshim Kosovën me flamujt e UÇK-së, vendose edhe ti në shtëpinë tënde
25 shtator 2026
| 16:01
Çlirim Haziri, njeri nga organizatorët e protestës ‘Jo në emrin tim’, ka nisur një iniciativë të re.
Ai ka ftuar qytetarët e Kosovës që të vendosin flamurin e UÇK-së në shtëpitë e tyre.
Në profilin e tij në Facebook, ai ka postuar një video, duke vendosur flamurin e UÇK-së në shtëpinë e tij.
“Po e veshim Kosovën me flamujt e UÇK-së! Vendose edhe ti një flamur në shtëpi, në ballkon, në dritare. Le të shihet kudo. Kosova nuk harron. UÇK-ja nuk është vetëm!”, ka shkruar Haziri.



