Gërvalla: Ligjin për Byronë e nisëm për në Zyrën e Kryeministrit
25 shtator 2026
| 15:46
Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka njoftuar se Ligji për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme është proceduar për në Zyrën e Kryeministrit.
Përmes një deklarate, Gërvalla ka thënë se nuk ka rrugë tjetër përveç jetësimit të kësaj nisme.
“Ligjin për Byronë e nisëm për në Zyrën e Kryeministrit. Nuk ka rrugë tjetër. Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme duhet dhe do ta jetësojmë!”, ka deklaruar Gërvalla.



