PDK-ja dhe LV-ja nuk e mbështesin tarifën 2 euro për hyrje në qendër të Prishtinës

25 shtator 2026 | 15:24

Në Kuvendin Komunal të Prishtinës po diskutohet Rregullorja për Tarifat e Kryeqytetit, e cila përfshin edhe vendosjen e tarifës prej 2 eurosh për veturat që hyjnë brenda zonës “Qendër”.

Partia Demokratike e Kosovës ka deklaruar se nuk e mbështet vendosjen e tarifës dhe ka kërkuar ndryshimin e rregullores.

Drejtori i Zhvillimit Ekonomik dhe Inovacionit në Komunën e Prishtinës, Luftar Braha, e ka mbrojtur propozimin për vendosjen e tarifës, duke thënë se këtë kufizim e kanë bërë 600 qytete në botë, duke marrë si shembull kryeqytetin e Sllovenisë dhe atë të Shqipërisë.

Po ashtu, ai ka theksuar se veturat mund të kenë qasje në parkingun e Pallatit të Rinisë pa u tarifuar.

Nexhmije Gjema, në emër të Vetëvendosjes, po ashtu e ka kundërshtuar këtë tarifë. Ajo ka theksuar se krijimi i një zone të tillë “e ngulfat edhe më shumë qytetin”.

“Nëse automjetet nuk lejohen të kalojnë nëpër këtë zonë, do të gjejnë rrugë alternative dhe kështu do të rritet edhe më shumë ndotja e ajrit, sepse do të krijohet më shumë tollovi e kësisoj do të qëndrojnë makinat më shumë ndezur”, ka thënë ajo.

Arbenita Murseli nga Lidhja për Prishtinën ka propozuar që targat e qytetit të Prishtinës të ndërrohen nga 01 me numrin identifikues 10. Kësisoj, sipas saj, do të mund të identifikoheshin saktë banorët e Prishtinës nga ata të komunave përreth që mbajnë numrin 01 dhe nuk do të kishte nevojë për kufizime për banorët e Prishtinës.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Arsenali kishte shqyrtuar mundësinë e transferimit të Vinicius Junior gjatë…