“Trafiku Urban“ dhe SH.M. “Hoxhë Kadri Prishtina“ forcojnë bashkëpunimin për praktikën profesionale
“Trafiku Urban“ dhe Shkolla e Mesme “Hoxhë Kadri Prishtina“ kanë formalizuar sot bashkëpunimin përmes nënshkrimit të një marrëveshjeje, e cila u krijon nxënësve mundësi për zhvillimin e praktikës profesionale.
Marrëveshja u nënshkrua nga U.D. i Kryeshefit Ekzekutiv të “Trafikut Urban“, z. Qendrim Vitija, dhe drejtoresha e SH.M. “Hoxhë Kadri Prishtina“, znj. Teuta Govori.
Përmes këtij bashkëpunimi, nxënësit do të kenë mundësi të njihen nga afër me funksionimin e një ndërmarrjeje publike, të fitojnë përvojë praktike dhe të zhvillojnë aftësitë e tyre profesionale në një mjedis real pune.
U.D. i Kryeshefit Ekzekutiv, Qendrim Vitija, theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve arsimore dhe ndërmarrjeve, duke vlerësuar se praktika profesionale është një hap i rëndësishëm në përgatitjen e të rinjve për tregun e punës.
Kjo marrëveshje përfaqëson një hap të rëndësishëm në fuqizimin e arsimit profesional dhe krijimin e urave ndërmjet shkollës dhe tregut të punës.



