Petrol Company ju këshillon: Si të shpenzoni më pak karburant?
Kursimi i karburantit nuk varet vetëm nga çmimi me të cilin furnizoheni. Mënyra e vozitjes, gjendja e automjetit dhe disa veprime të vogla të përditshme mund të ndikojnë në konsum. Petrol Company ju sjell disa këshilla praktike për të udhëtuar më shumë dhe për të shpenzuar më pak. Vozitja e qetë është një nga mënyrat më të mira për të zvogëluar konsumin. Përshpejtimet e menjëhershme dhe frenimet e shpeshta e detyrojnë motorin të shpenzojë më shumë.
Kontrolloni rregullisht presionin e gomave. Kur gomat nuk janë të fryra sipas rekomandimeve të prodhuesit, automjeti përballet me rezistencë më të madhe dhe konsumon më shumë karburant. Mos mbani peshë të panevojshme në automjet. Sendet e rënda që qëndrojnë për një kohë të gjatë në bagazh e rrisin ngarkesën dhe mund të ndikojnë në konsum.
Planifikojeni rrugën përpara nisjes. Shmangia e trafikut të rënduar, rrugëve të panevojshme dhe ndalesave të shpeshta ju kursen kohë dhe karburant. Mirëmbajeni automjetin në mënyrë të rregullt. Ndërrimi i filtrave, vajit dhe pjesëve të tjera sipas rekomandimeve të prodhuesit e ndihmon motorin të punojë në mënyrë efikase
Përdoreni klimën me kujdes dhe mos e lini motorin të punojë pa nevojë gjatë ndalesave të gjata. Pajisjet shtesë dhe motori në punë vazhdojnë të konsumojnë energji edhe kur automjeti nuk është duke lëvizur. Në fund, por jo nga rendesia ,rol luan edhe vendi ku furnizoheni. Zgjidhni derivate cilësore dhe të kontrolluara, të përshtatshme për automjetin tuaj. Në Petrol Company gjeni çmime konkurruese, furnizim të sigurt dhe shërbim profesional në pikat tona në të gjithë Kosovën. Vozitni me kujdes, mirëmbajeni automjetin dhe bëni më shumë kilometra me Petrol Company.



