Konjufca: Nuk mendojmë që po shkelet Kushtetuta për konstituimin e Kuvendit

10 gusht 2026 | 11:12

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, është shprehur se nuk beson se procesi aktual i konstituimit të Kuvendit është duke u zhvilluar në kundërshtim me Kushtetutën.

Sipas tij, themelimi i Kuvendit mund të zgjasë më shumë se një ditë, ndërsa sa i përket çështjes së afatit prej 24 orësh për përfundimin e seancës konstituive, është shprehur se ekzistojnë interpretime të ndryshme nga ekspertët kushtetues.

“Ne nuk mendojmë që është shkelur Kushtetuta. Për shkak të këtyre momenteve dhe proceseve, prej zgjedhjeve të shkurtit ka qenë duke u interpretuar. I patëm disa momente edhe vitin e kaluar kur ishin të paqarta. Diskutimi ka të bëjë me ditën e mbajtjes së seancës dhe a e përbën një entitet të vetëm dhe a duhet të përfundojë brenda 24 orëve mbajtja e seancës apo jo. Sipas disa ekspertëve, të cilët kanë interpretime të ndryshme, mund të zgjasë edhe më shumë se 24 orë. Kështu është duke ndodhur edhe tash, po zgjat më shumë se një ditë. Nuk është dramatike qysh po e interpreton opozita, është pjesë e formësimit të mëtejshëm kushtetues të vendit tonë. Kur do të thirret seanca, nuk mund ta caktoj unë”, ka thënë Konjufca.

Konjufca është shprehur se, sipas tij, konstituimi i Kuvendit mund të zgjasë më shumë se një ditë dhe se përpjekjet për dialog politik janë duke vazhduar.

“Unë mendoj që konstituimi mund të zgjasë më shumë se një ditë. Kurti do t’u drejtohet sërish, kurrë nuk do të lodhemi nga dialogu politik, do të vazhdojnë përpjekjet edhe PDK-ja, edhe LDK-ja e Aleanca. Çdo dëm që ju po e konsideroni është më i vogël se ajo çka pamë në seancë, dhuna ndaj kryeministrit dhe ndaj deputetëve tanë. A thonit keq edhe atëherë? Nëse është keq, është keq edhe kësaj radhe. Është më pak dëm sesa të shkohet në zgjedhje të reja, të dy këto dëme janë më të mëdha. Nuk është duke u shkelur Kushtetuta”, është shprehur Konjufca.

/EO

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Importet vazhdojnë të rriten nga viti në vit, duke vendosur…