Kurti: Çdo ditë do të përpiqemi për marrëveshje, qytetarët duan zgjidhje e jo zgjedhje

10 gusht 2026 | 12:31

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, është shprehur se bisedimet për arritjen e një marrëveshjeje politike do të vazhdojnë, me qëllim shmangien e zgjedhjeve të reja.

Kurti ka bërë me dije se është në komunikim me liderët politikë dhe se synimi është arritja e një marrëveshjeje që do t’i hapte rrugë zgjidhjes së ngërçit institucional.

“Jemi në komunikim edhe do të përpiqemi për çdo ditë që ta arrijmë marrëveshjen politike në mënyrë që t’i shmangim zgjedhjet e panevojshme, të paarsyeshme, sepse ato vetëm sa do të përsëriten. Pra u bëj thirrje edhe një herë liderëve të partive të tjera që të diskutojmë e të merremi vesh, sepse qytetarët e Republikës së Kosovës nuk duan zgjedhje, duan zgjidhje. E zgjidhja është marrëveshja politike”, është shprehur ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lionel Messi i ka dhënë lamtumirën e fundit babait të…