Ismaili nga protesta: Krenari sot, nesër më shumë – liria e Kosovës s’gjykohet nga askush
Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili, ka reaguar përmes një postimi në Facebook lidhur me protestat e sotme që po vazhdojnë në sheshin “Skënderbeu” kundër aktgjykimit të Dhomave të Specializuara ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
Ismaili shkroi se liria e sotme e Kosovës “ka emra e mbiemra” dhe se lufta çlirimtare që e solli atë “është e shenjtë”, duke shtuar se asnjë gjykatë apo prokuror nuk mund ta ndryshojë këtë fakt. Sipas tij, prandaj populli i Kosovës është sërish në këmbë sot.
“Krenari! Nesër më shumë!”, përfundoi ai postimin, të cilin e shoqëroi me hashtag-et #JoNeEmrinTim dhe #UÇK.
Protestat në Prishtinë vazhdojnë prej shpalljes së aktgjykimit më 16 shtator, kur Hashim Thaçi dhe Jakup Krasniqi u dënuan me nga 25 vjet burgim, Kadri Veseli me 18 vjet, ndërsa Rexhep Selimi me 13 vjet burgim.



